Vazhdojnë surprizat në Nations League, Hungaria shtang Anglinë

by admin
Spread the love

Hungaria ka surprizuar Anglinë në ndeshjen e parë për këtë edicion të Nations League pasi e mposhti me rezultatin minimam 1-0. Të besuarit e Gareth Southgate nuk ishin në ditën e tyre më të mirë duke shpërdoruar disa raste të mira shënimi.

Nga ana tjetër takimi u vendos nga goli i Szoboszlai në minutën e 64-t me anë të një 11-metërshi. Hungaria zhvilloi gjithashtu një ndeshje shumë të mirë, duke dalë në fund nga ky takim me pikë të plota.

Në ligën B Armenia mposhti minimalisht Irlandën me rezultatin 1-0. Takimi u vendos nga goli i Spetsyan. Po në të njëjtën ligë, Finlanda dhe Bosnje dhe Hercegovina u ndalën në një barazim 1-1.

Në Ligën C, Luksemburgu mposhti në transfertë Lituaninë me rezultatin 2-0. Golat në këtë takim u shënuan nga Danel Sinani. /oversport.tv

Foto: England, Twitter 

You may also like