Vazhdojnë shkrimet prekëse nga Shkenda Dubova: Më mungon shumë

by admin
Spread the love

Babai i këngëtares Shkenda Dubova, Shaip Dubova, ndërroi jetë rreth një muaj më parë.

Ai vdiq si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, ndërsa njoftimi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale nga familjarët.

Një muaj më vonë ka qenë artistja ajo e cila ka ndarë një fotografi me të ndjerin në InstaStory, nëpërmjet të cilës thotë se i mungon shumë.


“Pom mungon shumë Pip”, ka shkruar ajo.
Krijuesja e hitit “Ti me mu” duket se kishte një relacion tejet të afërt me të atin dhe kjo është vënë re edhe më parë në postimet e bëra.

Babai i Shkendës ndërkohë kishte punuar si kameraman në Radio Televizionin e Prishtinës, si dhe si fotograf i pavarur.

Kurse sa i përket Dubovës, ajo është shkëputur tërësisht nga muzika për t’u fokusuar në profesionin e sipërmarrëses.


You may also like