Vazhdojnë punimet, mbyllet përkohësisht një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza”

by admin
Spread the love

Një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza” në kryqytet do të jetë e mbyllur përkohësisht, kjo pasi Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave është duke realizuar punime në rrugë.

Komuna e Prishtinës ka dhënë detaje për qytetarët se cilat segmente të rrugës do të jenë të mbyllura, njofton Klankosova,tv,

“Ju njoftojmë se, për shkak të mundësisë së asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica” në drejtim të lagjes Mati do të mbyllet përkohësisht për qarkullim ditën e Premte dhe të Shtunë, përkatësisht me datë 08.04.2022 dhe 09.04.2022, duke filluar nga ora 08:00-18:00”, thuhet në njoftim.

 

You may also like