Vazhdojnë bisedimet për zgjerimin e shumicës, Grubi: Alternativa e mirëseardhur në qeveri

by admin
Spread the love

BDI e pavendosur nëse do ta pranojë ose jo për mandatar liderin e ardhshëm të LSDM-së. Sipas Artan Grubit, kryeministri Zoran Zaev është i mese i nevojshëm në krye të Qeverisë për proceset që pasojnë, ndërsa gjatë proceseve nuk përjashtohet ndryshimi i situatës. I pyetur për Alternativën që kjo e fundit të bëhet pjesë e shumicës, Grubi tha se çdo parti progresive është e mirëseardhur në Qeveri.

Konsiderojmë se shumica parlamentare do të sbatilizohet dhe duhet ta përfundoj mandatin deri në vitin 2024. Për zgjedhje të parakohshme parlamentare mund të diskutohet bashkërisht me ato presidenciale të cilat duhet të mbahen në vitin 2024 në prill ose maj”, tha Artan Grubi, Zëvendëskryeministër.

Grubi konfirmoi se ekziston shumicë me mbi 61 deputetë, duke shtuar se Qeveria teknike në rast të mos marrjes së datës nuk vjen në shprehje. Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja konsideron se me ikjen e Zaev nuk ikë siç e cilësojnë ata “zaevizmi”. Partia e Hristijan Mickoskit kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Zaev po shkon, por i ashtuquajturi zaevizëm mbetet. LSDM nuk do të zgjedh lider, por mbrojtës të kriminalitetit të Zaevit dhe vazhdimësi të zaevizmit. Nuk mjafton që Zaev të mos jetë kryeministër dhe lider i LSDM-së, por nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe Qeveri e re”, u shpreh Dragan Kovaçki, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Në kuadër të zgjerimit të shumicës parlamentare, një ditë më parë Alternativa në kryesi qendrore vendosi që procesin për t’u bërë pjesë e Qeverisë t’ia besojë kreut të partisë Afrim Gashi. Takimet pritet të intensifikohen ditëve në vijim, ndërsa vendimin përfundimtar nëse partia e Gashit i bashkohet ose jo shumicës, Alternativa do të marrë në mbledhjen e Kuvendit Qendror.

Në rast se Alternativa me katër deputetët e saj bëhet pjesë e Qeverisë, shumica do të ketë 63 deputetë pa mos e përfshi deputetin Kastriot Rexhepi i cili për momentin ka vendosur të veprojë si i pavarur por në mbështetje të shumicës parlamentare.

You may also like