VARSHAVË – Polonia rrit numrin e ushtarëve në forcat e armatosura

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

VARSHAVË, 28 janar /ATSH-PAP/- Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak tha se Forcat e Mbrojtjes Territoriale të vendit (WOT) janë planifikuar të arrijnë një numër personeli prej 50 000.

Blaszczak mori pjesë në një ceremoni betimi të ushtarëve nga forcat vullnetare e Polonisë, të cilët janë pjesë e sistemit të mbrojtjes të vendit.

Në aktivitetin e mbajtur në Lublin, në Poloninë lindore, ministri polak i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri tha se Polonia po zgjeronte ushtrinë e saj dhe po formonte brigada të reja të Forcave të Mbrojtjes Territoriale.

“Forcat e Mbrojtjes Territoriale do të rriten me ritme dinamike”, tha ai.

Blaszczak shtoi se qëllimi i Polonisë ishte të rriste numrin e ushtarëve në forcat e armatosura polake (WOT), në 300 000, duke përfshirë 250 000 ushtarë profesionistë dhe 50 000 vullnetarë.

Ai shtoi se vitin e kaluar një numër rekord prej 13 742 ushtarësh profesionistë iu bashkuan ushtrisë polake.

“Ky është një rekord që nga heqja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak”, tha ai.

Sipas tij, Polonia tani, ka rreth 36 000 trupa WOT dhe rreth 128 000 ushtarë të formacioneve të ndryshme.

Në mars 2022, Polonia miratoi një ligj të ri për mbrojtjen e atdheut, i cili prezantoi shërbimin ushtarak njëvjeçar mbi baza vullnetare.//a.i./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like