VARSHAVË – Polonia blen 400 tanke nga Koreja e Jugut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

VARSHAVË, 27 gusht /ATSH-DPA/ – Polonia ka rënë dakord të blejë afro 400 tanke nga Koreja e Jugut, sipas ministrit polak të Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak.

Marrëveshja, për të cilën media koreano-jugore thotë se vlen disa miliardë dollarë, u nënshkrua në korrik dhe kërkon dërgimin e 180 tankeve kryesore K2 deri në vitin 2025, së bashku me paketat e trajnimit, logjistikës dhe municionit.

‘’Tanket do të vendosen në bazën ushtarake Morag në Poloninë veriore, me dhjetë tanket e para K2 të dorëzuara këtë vit’’, tha Błaszczak.

Polonia po blen gjithashtu 212 aviatorë vetëlëvizës K9 nga Koreja e Jugut, nga të cilat 24 do të dorëzohen gjatë vitit.

Howitzerët duhet të zëvendësojnë armët që Polonia i dhuroi Ukrainës.

Polonia, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, është një nga mbështetësit më të rëndësishëm ushtarakë dhe politikë të Ukrainës. Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt nxiti frikën në Varshavë se edhe Polonia mund të përballet me një sulm nga Rusia.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like