Varianti indian mund të rikthejë COVID-19! –


Gjatë një konferencë të mërkurën, personi që shpiku vaksinën e parë,  Ugur Sahin paralajmëroi se ekzistonte mundësia që Covid-19 të rikthehej. Sahin tha se ekziston mundësia që përhapja e variantit Delta të rikthejë Covid-19, shkruan Barron’s.

Rikujtojmë se varianti delta ka shkaktuar shpërthimin më të keq në Indi dhe gjithashtu përbën rreth 50% të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar, raporton abcnews.al

“Kjo është një arsye për të qenë më vigjilent ndaj virusit, nëse nuk jemi mjaftueshëm të kujdesshëm, në disa rajone mund të kemi një valë të katërt të Covid,” tha Sahin.

Një rezultat i tillë mund të shmanget nëse qeveritë  lehtësojnë masat gradualisht. Rishikimi dhe vlerësimi i të dhënave të Covid-19 siç janë normat e infeksionit është gjithashtu thelbësor, tha ai.

“Nëse numri i rasteve ka shënuar rënie kjo është diçka pozitive, por nëse shifrat do të shënojnë rritje, kjo do të shkaktojë një valë tjetër”.

Rreth 16% e popullsisë globale është vaksinuar plotësisht, sipas Bloomberg. Sipas një studimi të fundit,  vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca mbrojnë kundër shtrimit në spital për shkak të variantit Delta.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e kanë cilësuar mutacionin Delta si një variant shqetësues. Varianti është më infektues dhe më rezistent ndaj vaksinave. Sipas Sahin, do të jetë e nevojshme që personat të marrin një dozë të tretë ose një përforcues, pasi nivelet e antitrupave zvogëlohen gjashtë muaj pas vaksinimit të plotë, raporton abcnews.al

Duke e cilësuar shpërndarjen e vaksinave në vendet në zhvillim dhe me të ardhura të ulëta si një detyrim, Sahin tha se BioNTech  dhe partneri i vaksinës Pfizer (PFE)  pritet të prodhojnë 3 miliardë doza vaksinash këtë vit, nga 1.3 miliardë të planifikuara fillimisht.

Gjithashtu, Sahin tha se kompania dëshiron të rrisë kapacitetin prodhues globalisht.

/b.h

Leave a Reply