Varianti i ri i Coronavirusit nxit edhe reagimin e Joe Biden

by admin
Spread the love

Varianti i ri i Coronavirusit, i emëruar Omicron, po vazhdon të përhapet nëpër botë, teksa shumë shtete kanë vendosur masa kufizuese për udhëtimet nga Afrika, ku për herë të parë u identifikua ky variant.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci, kanë folur për efikasitetin e vaksinave anti-Covid ndaj këtij varianti.

“Do të kalojnë disa javë para se të dimë gjithçka që duhet rreth asaj se sa mbrojnë vaksinat ekzistuese kundër variantit të ri. Por Dr. Fauci dhe ekipi ynë mjekësor besojnë se vaksinat tona do të vazhdojnë të ofrojnë një shkallë mbrojtjeje kundër sëmundjeve të rënda”, ka shkruar Biden në llogarinë e tij në Twitter.

Omicron besohet se është më infektues se variantet paraprake, edhe pse ekspertët ende nuk e dinë nëse ky variant shkakton sëmundje më të rëndë.

Më 26 nëntor, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Omicron, që fillimisht u identifikua në Afrikën e Jugut, ishte “variant shqetësues”.

Zyrtarët në Afrikën e Jugut kanë thënë se 90 për qind e rasteve të reja janë me varaintin Omicron, që ka numër të madh të mutacioneve.

Raste me Omicron kanë regjistruar edhe Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Belgjika, Danimarka, Botsvana, Izraeli, Australia, Hong Kongu dhe Çekia, ndër të tjera.

You may also like