Varhelyi:Në 3-mujorin e parë të vitit të ardhshëm fillojmë me dhënien e raporteve

by admin
Spread the love

Pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare, në Bruksel u zhvillua edhe takimi mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit, ose i njohur ndryshe si procesi “screening”.

Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oliver Varhelyi tha se ky proces është hapi i parë i procesit të anëtarësimit në BE dhe deklaroi se mund të fillojnë me dhënien e raporteve të para të shqyrtimit në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Ai tha se pjesa më e madhe e punëve është bërë por megjithatë ka punë mjaft intensive që duhen bërë. Varhelyi shtoi se ky proces është një mundësi shumë e mirë për ju që të bëjmë një vetëvlerësim me politikat e legjislacionit të BE-së.

Ky proces që ne e fillojmë sot është hapi i parë i anëtarësimit dhe ne duam të ecim në mënyrë graduale. Ky sistem është një nga elementet kryesorë. Duam të fillojmë punën, jo nga fillimi sepse shumë punë I kemi kryer vitet e kaluara dhe në viteve 2018-2019. Gjatë viteve të kaluara kemi dhënë këshillim mbi financat dhe legjislacionin e BE-së. I kemi vënë fokusin edhe reformave. Ju falënderojmë për atë që keni bërë në të kaluarën për rrugën tuaj drejt BE-së. Ky proces është një mundësi shumë e mirë për ju që të bëni një vetëvlerësim me politikat e legjislacionit për të parë se sa afër jeni me standartet e BE-së. Mezi pres edhe dialogun bilateral që do të jetë thelbi i bisedimeve tona, ku do të hartojmë edhe raportin e shqyrtimin për mënyrën se si do i bëjmë këto negociata me ju. Do të kemi një punë shumë intensive duke filluar nga grupet kryesore si nga komisioni edhe nga administratat tuaja. Në mënyrë që administratat të jenë të përgatitur, ju inkurajoj të koordinoheni me pjesëmarrjen tuaj. Do të jemi përkrah jush dhe do ju mbështesim në çdo nevojë që do të keni. Shqyrtimi do na ndihmojë për tu përqendruar në çështje që kanë vërtet rëndësi, për shembull cilësinë e ajrit që thithim, ushqimet që hamë, ujin që pimë. Këto janë shembuj elemetar. E gjitha kjo do të vazhdojë e do të kemi investime në sektorë të ndryshëm të tregtisë. Do të kemi mundësi për bizneset. Procesi i anëtarësimit do të shihet si një program reforme ambicioze. Ne po ndërmarrim sot hapin e parë të procesit të anëtarësimit, le të fillojë ky proces. Ju uroj punë të mbarë dhe të shpejtë dhe shpresoj që mund të fillojmë me dhënien e raporteve të para të shqyrtimit në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”,-tha Varhelyi.

You may also like