Varhelyi: BE-ja duhet të bëjë gjithçka për tê ulur tensionet midis Shkupit dhe Sofjes

by admin
Spread the love

Në një seancë pyetje-përgjigjesh para Parlamentit Europian, komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi ka përcjellur mesazhin, se Bashkimi Europian duhet të bëjë gjithçka për të zbutur tensionet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Varhelyi ka nënvizuar rëndësinë e kuadrit dhe kritereve të qarta për fqinjësinë e mirë midis dy vendeve të përfshira në procesin e anëtarësimit.

Me instrumentat që disponojmë, ne duhet të evitojmë çfarëdolloj përshkallëzimi apo përkeqësimi të situatës mdiis dy vendeve” daklaroi Varhelyi para eurodeputetëve të mbledhur në seancë plenare në Strasbourg.

Nuk është detyrë e lehtë për autoritetet e Maqedonisë së Veriut të mbajnë qetësinë nëse ka provokime në kufi. Ndaj Bashkimi Europian duhet të përçojë mesazhin, se historia është e përbashkët dhe si e tillë duhet festuar së bashku.” është shprehur Varhelyi, duke ju referuar tensioneve të fundit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Duke ju referuar 4 shkurtit, komisioneri Varhelyi tregoi, se priste një festim tê pêrbashkët të autoriteteve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut “Prisja diçka më të madhe, diçka për të cilën liderët e dy vendeve ranë dakort, që është një festim i përbashkët i asaj dite. Kjo është arsyeja për të cilën unë fola me liderët e dy vendeve. Por fatkeqësisht këtë vit nuk isha i suksesshëm”, u shpreh Varhelyi, duke shpresuar për një festim të përbashkët vitin e ardhshëm.

You may also like