Varhelji pas vizitës në Bullgari: Deri në qershor uroj të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

by admin
Spread the love




Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelji, pas takimit në Bullgari me presidentin Rumen Radev, kryeministrin Kiril Petkov dhe ministren e Jashtme Teodora Gençovska, pret që Sofja të pranojë fillimin e negociatave me Shkupin brenda tre javësh.

Eurokomisioneri Varhelji ka shkruar në Twitter se së shpejti do të kthehet në Sofje për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciprociteti për hapjen e negociatave me Maqedoninë.

“Takim intensiv me ministren Teodora Gençovska në Sofje. Ne folëm për pasojat e drejtpërdrejta të luftës në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Ne po punojmë për një zgjidhje të pranueshme reciprokisht në mënyrë që të mund të fillojmë negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë duke mbajtur një konferencë ndërqeveritare në qershor. E vlerësoj dialogun e hapur me presidentin bullgar Rumen Radev. Rëndësia e të pasurit të një Ballkani Perëndimor të qëndrueshëm dhe të begatë është e paçmuar. Në këtë kontekst, një kontribut domethënës do të ishte mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne duhet të punojmë për këtë së bashku. Për tre javë do të kthehem në Sofje për të gjetur një bazë të përbashkët dhe mbështetje nga Bullgaria, për të filluar procesin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut në qershor”, ka shkruar eurokomisioneri Oliver Varhelji.


Lexo lajme interesante

You may also like