Varheji: Në bazë të angazhimit me Shkupin dhe Sofjen pres “dritë jeshile” nga BE-ja

by admin
Spread the love

Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji, sot në konferencën për shtyp për raportet e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk dha  sqarime plotësuese për gazetarët dhe përsëriti se pret deri në fund të këtij viti “dritë jeshile” për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

I pyetur  në çka e themelon optimizmin për “dritë jeshile” nga vendet-anëtare deri në fund të këtij viti, Varheji tha se “është i angazhuar me të dy palët, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

“U takova me liderët e të dy vendeve  dhe  mbi atë bazë duhet të gjejmë zgjidhje  ta bindim Këshillin të japë dritë jeshile që këtë vit”, tha Varheji.

Në pyetjen e MIA-s  të sqarojë pse para eurodeputetëve ai tha se eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev për të është “ndihmës i fshehtë” në negociatat ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, Oliver Varhei pasdite deklaroi:

“Kjo kuptohet do të thotë se punoj me eurodeputetët sepse mund  të ndihmojnë në bartjen e porosive ndërmjet faktorëve politik dhe shpresoj se bartja e këtyre porosive do të ndihmojë të arrijmë te zgjidhja”, deklaroi ai.

Varheji gjithashtu përsëriti se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen edhe pse  në maj kishte qëndrim të ndryshëm  kur në intervistë për “Euronjuz” deklaroi se  nëse nuk zgjidhet problemi me Bullgarinë, duhet të shqyrtohet opsioni Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veirut në atë proces.

“Të dy vendet i plotësuan kriteret dhe kushtet për hapje të Konferencës së parë ndërqeveritare dhe prandaj duhet të punojmë  së bashku, siç thashë në komisionin për punë të jashtme, shumica e madhe e vendeve anëtare nuk duan ndarje ashtu që duam të gjejmë zgjidhje”, tha sot eurokomisari për zgjerim.

You may also like