Vanoli: Të nderojmë fanellën në derbi, do rikthehemi sërish në nivele të larta

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli ka folur për mediat në prag të derbit kundër Tiranës që do të luhet nesër në “Selman Stërmasi” në orën 17:00. Tekniku italian i bluve ka vlerësuar maksimalisht këtë sfidë, ndonëse skuadra e tij tashmë ka rënë në Kategorinë e Parë.

“Nga ndeshja e parë me Tiranën kemi ndryshuar shumë në mënyrën si luajmë. Dinamo është një ekip totalisht ndryshe, keqardhja e vetme është që nuk siguruam mbijetesën, por do të rikthehemi sërish në nivele të larta.

Këtë derbi e kemi përzemër dhe duam ta fitojmë edhe pse jemi të vetëdijshëm se po luajmë përballë ekipit më të mirë të kampionatit. Duam të bëjmë mirë për presidentin dhe tifozët, duhet ta nderojmë deri në fund të kampionatit këtë fanellë”, ka thënë trajneri i Dinamos. / Oversport.tv

You may also like