Vanoli: Mendoj për sezonin tjetër, sikur ta kisha pasur në ekip Skukën

by admin
Spread the love

Dinamo u mposht nga Kukësi dhe tani duhet të mendojë për garën në Kategorinë e Parë. Trajneri Rodolfo Vanoli, pas ndeshjes në “Gol pas Goli” deklaroi:

“Që kur kam ardhur unë, paraqitjet kanë qenë mjaft të mira dhe nuk kam gjë tjetër për të thënë, përveçse të falënderoj lojtarët për atë që kanë dhënë në fushën e lojës”.

“Që kur erdha këtu, bashkë me presidencën e dinim situatën dhe natyrisht edhe vështirësinë e limitet. Lojtarët dhanë maksimumin, por nuk ia dolëm. Më vjen keq shumë që nuk stërvita Skukën, pasi kjo shpjegon shumë gjëra.

Ne jemi tashmë të karikuar për vitin tjetër dhe kush dëshiron të jetë pjesë e ekipit në të ardhmen, duhet të japë maksimumin në ndeshjet që kanë mbetur”, përfundoi trajneri i Dinamos. / oversport.tv

You may also like