Vanoli: Dinamo është rritur me mua, vitin tjetër dua Kupat e Europës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dinamo fitoi derbin kundër Tiranës dhe pas ndeshjes foli trajneri Rodolfo Vanoli, i cili shpalli edhe objektivin për sezonin e ardhshëm. Italiani kërkon Kupat e Europës përmes Kupës së Shqipërisë.

“Prej kur jam këtu ekipi është rritur shumë. Më vjen keq për rezultatin me Kukësin, pasi mund të bënim më shumë dhe në ndeshjet e fundit të diskutonim mbijetesën.

Në këto ndeshjet e fundit kemi bërë një fitore, një barazim dhe humbje. Kjo tregon rritjen ekipit dhe merita është e lojtarëve”, tha Vanoli në emisionin “Gol pas Goli”.

“Kam shumë respekt për djemtë e skuadrës, në fundin e kampionatit do të takohem me presidentin për të bërë një skuadër të fortë. Dua një ekip konkurrues.

Dua të synoj Kupën në sezonin e ardhshëm dhe të futem në Europë. Kjo skuadër ka treguar, që sikur të kisha ardhur më parë dhe me dy apo tre ndërhyrje ekipi, mund të kishte fituar”, përfundoi italiani. / oversport.tv

You may also like