Vangjeli jep lajmin e papritur, paralajmëron “tërmet” për Lulzim Bashën: Kjo do të jetë një betejë edhe më e madhe sesa ajo për pronësinë e selisë! Ja çfarë ka përgatitur Berisha

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Lorenc Vangjeli parashikon se në Partinë Demokratike pritet një betejë edhe më e madhe sesa ajo për pronësinë e selisë. Sipas tij, Basha dhe Berisha tashmë do të përplasen se kush do të ketë shumicën e deputetëve demokratë pas tyre.

Vangjeli dha një lajm, ku u shpreh se një shumicë e heshtur e deputetëve demokratë madje kanë kontaktuar tashmë me Berishën.

“Te grupi parlamentar i PD unë besoj se edhe pse nuk e thonë, edhe pse palët janë kaq të polarizuara, në një moment e pyesin veten: Ej ku po shkojmë? Meqenëse në Tiranë fituesi i merr të gjitha, edhe në Grupin Parlamentar ka mes tyre një grup edhe më të madh që është shumicë, që po sheh nga do të anojë peshorja. Këta deputetë të pazëshëm deri tani kanë kërkuar të komunikojnë me zotin Berisha, madje edhe kanë komunikuar. Beteja për Selinë tani do të ketë një pamje tjetër. Do të jetë beteja për emra, se kush do ta marrë mazhorancën e grupit parlamentar. Ka nga ata që deri dje dukeshin afër zotit Basha”, tha Lorenc Vangjeli për Report Tv.

You may also like