Van Gaal i përgjigjet Di Marias: Edhe Depay kishte të njëjtën situatë, por tani puthemi ne buzë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri  i Holandës, Louis van Gaal, ka dhënë një përgjigje vërtet pikante kur është pyetur për deklaratën e Angel Di Marias, i cili kishte theksuar se ai është trajneri më i dobët me të cilin kishte punuar. Këtë deklaratë, Di Maria e kishte dhënë në shtator të vitit 2021. Van Gaal dhe Di Maria do të përballen me njëri-tjetrin të premten kur Holanda do të luajë kundër Argjentinës në çerekfinale.

Ndwrkohw tw dy kanë qenë sëbashku te Manchester United në vitin 2015 kur argjentinasi la Real Madrid për Anglinë. Në konferencën e shtypit para ndeshjes, trajneri Van Gaal, i shoqëruar nga Depay, një tjetër ish i United, ka habitur të gjithë me përgjigjen e tij.

“Ai është ndër lojtarët e rrallë që ka këtë mendim për mua. Më vjen keq, është e trishtueshme që dëgjoj se ka folur kështu. Edhe Memphis kishte të njëjtën situatë me mua te Manchesteri, por tani ne e puthim njëri-tjetrin në buzë. Nuk do ta bëjmë, por kështu shkon puna në futboll”, thotw Van Gal dhe Depay shpërtheu duke qeshur.

Van Gaal është i pamposhtur në 11 ndeshje në Kupën e Botës si trajner me tetë fitore e tri barazime. /oversport.tv

Foto: onsoranje.nl

You may also like