Van de Beek zyrtarizohet te Evertoni

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Donny van de Beek i është bashkuar Evertonit në formë huazimi nga Manchester Unitedi deri në fund të sezonit aktual.

“Tash mund të them se jam lojtar i Evertonit, jam shumë i gëzuar dhe mezi pres që t’i ndihmoj skuadrës”, ka thënë transferi i ri për evertontv.

“Mendoj se është një klub i shkëlqyer… Ka lojtarë shumë të mirë këtu dhe kam ardhur sepse dua t’u ndihmoj të ngjiten në tabelë”.

“Shpresoj të sjell më shumë cilësi futbolli, pasimet e mia dhe natyrisht, të shënoj gola. Realizimi është një pjesë e madhe e lojës sime dhe unë jap asistime dhe do të përpiqem t’i bëj këto”.

“Dhe nuk është vetëm faza e sulmit, por duhet edhe të mbrohesh si mesfushor dhe unë mund ta bëj edhe këtë po ashtu”, ka shtuar holandezi në deklaratën e tij.

Te Evertoni, Van de Beek do ta bartë fanellën me numrin 30-të.

You may also like