Van de Beek ndryshon agjent, gati për tu larguar nga United

by admin
Spread the love

Donny Van de Beek ka qenë ndër dështimet më të mëdha të Manchester Unitedit në vitet e fundit. Mesfushori holandez u bashkua me Djajtë e Kuq në verën e vitin 2020 nga Ajaxi për 39 milionë euro.

Por transferimi i tij në Old Trafford nuk ka shkuar siç është më së miri, pasi holandezi ka dështuar të tregojë cilësitë e tij.

24-vjeçari ka luajtur në 39 ndeshje në total nga viti i kaluar, derisa në shumicën nga to është inkuadruar si zëvendësues.

Këtë edicion, Van de Beek ka vetëm tri ndeshje, një në EFL Cup – 90 minuta, 45 minuta në Ligën e Kampionëve dhe vetëm gjashtë minuta në Premier Ligë.

Së fundmi ai ka ndërruar menaxher dhe është larguar nga Guido Albers për t’iu bashkuar kompanisë “HCM Sports Managment” të Ali Dursun, një menaxher që ka edhe lojtarë të tjerë si Frenkie de Jong, Denis Zakaria, Victor Lindelof, Emil Forsberg e të tjerë.

Mediat në Holandë kanë raportuar se ndryshimi i menaxherit nga Van de Beek nënkupton se mesfushori do të largohet në janar nga Djajtë e Kuq.

Largimi i tij nga Manchester United është i sigurt në janar, por mbetet ende pikëpyetje destinacioni i tij.

Gjithsesi skuadra si Real Madrid, Roma, Inter, Milan e Barcelona janë duke monitoruar situatën e lojtarit dhe mund të tentojnë transferimin e tij në janar.

You may also like