Valoni komenton lidhjen Donald- Beatrix, përmend edhe Borën – Shqip

by admin
Spread the love

19:01 | 11 Dhjetor 2021

Valon Shehu ka komentuar edhe lidhjen e shumë përmendur në Big Brother Vip.

Ai ka treguar për lajmi.net se si e ka parë raportin e dyshes sipas këndvështrimit të tij për aq sa qëndroi brenda shtëpisë, shkruan lajmi.net.

Ani pse nuk i ra dhe gjatë Valoni ka vërejtur pak a shumë se cili nga protagonistët i duket më i sinqertë në lidhje.

“Une vet faktin qe jam fut midis shout, nga mesi dhe nuk m’ka ra me nejt shume me Beatrixën dhe Donaldin sepse krejt kohen rrishin neper cepat e shtepise tu u puth e tu u perqaf, po Beatrixen e njoh nga jashte mendoj se ajo e dashuron ma shume Donaldin se Donaldi ate, tash Donaldi a lun loje a nuk lun ata nuk e di sigurt, po un e kam vrejt qe Beatrixi normal eshte edhe femen po plus e ka tipin qe osht shume e ndjeshme mendoj qe e dashuron shume Donaldin, kshtu Donaldi osht pak ma … edhe vet fakti me lidhje me Boren qe ndodhi aj rasti me varesen mendoj qe osht ma pak i dashurun ndaj Beatrixit, kështu u shpreh Valoni.

Kujtojmë se kitaristit nga Gjakova nuk i zgjati më shumë se një javë eksperienca e qëndrimit brenda Big Brother Vip./Shqip/

You may also like