Valon Syla për huazimin e qelive: Edhe një dështim qesharak i Qeverisë Kurti

by admin
Spread the love

Analisti Valon Syla akuzon Qeverinë se e mbajti të fshehtë dështimin e planit për t’ia dhënë në huazim Danimarkës disa qeli burgu.

Sipas raportimeve të mediave daneze, Danimarka ka pezulluar marrëveshjen e nënshkruar me Kosovën, për marrjen me qira të 300 qelive në burgun e Gjilanit,si pasojë e mungesës së financimit.

Syla e quan këtë dështim të Qeverisë, e cila, sipas analistit, e ka fshehur që plani s’po realizohet, siç ishte paralajmëruar.

Nga Ministria e Drejtësisë janë deklaruar sot se nuk kanë pasur ndonjë lajmërim zyrtar nga qeveria daneze për këtë cështje.

Kosova dhe Danimarka më 20 dhjetor 2021 nënshkruan një letër-pëlqim, sipas të cilit Danimarka do të merrte me qira për 10 vjet 300 qeli në Gjilan.

Shkrimi i plotë i Sylës:

Qe edhe një dështim qesharak i Qeverisë Kurti që pe mbajnë msheft. A ju kujtohet kur i madh e i vogël i VV’së u qun me na tregu qe Danimarka ka me investu qindra miliona euro për me i vendos t’burgosunit e tyne në burgje kosovare… Ministrja e Drejtësisë pat thonë (citoj): Si kompensim për këtë, Republika e Kosovës përfiton 210 milionë euro, të cilat do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtrishme”…

Eh tash po del që Danimarka paska hjek dorë nga ku investim, dhe ‘rrencat dhe llaskucat’ e VV’së e paskan majt msheft këtë dështim.

Shmoklana. Investitorë s’dinë me pru, tash edhe donatorët po ju tërheken, si psh edhe rasti  si Norvegjia qe vendosi ne mbyll Ambasadën në Kosovë pas 20 vjet prezence diplomatike.

#albanologji #kurti #vv

Lexo lajme interesante

You may also like