Valmir Nafiu – stërvitet i vetmuar jashtë grupit !? – Shqip

by admin
Spread the love

Para disa ditëve në mediumet e Shqipërisë u publikua lajmi se futbollisti I Shkëndijբs 28 vjeçari Valmir Nafiu e mbyll aventurën e tij me ekipin kuqezi. Por nga klubi tetovar Akoma nuk ka asgjë zyrtare lidhur me këtë futbollist. Informatat jo zyrtare flasin se Valmir Nafiu zyrtarisht akoma është pjesë e ekipit edhe pse ai është duke u stërvitut individualisht apo më mirë thënë jashtë grupit më të cilë punon trajneri Qatip Osmani. KJo do të thotë se Nafiu në pjesën pranverore të kampionatit nuk është në radarin e Shkëndijës andaj pritet që ai të angazhohet apo huazohet në mdonjë klub tjetër në kampionatin vendor apo jashtë vendit, por krejt në marrëveshje me drejtuesit e klubit pasi këtë e obligon kontrata.

Nafiu në sezonin vjeshtor ka 15 paraqitje në ekipin kuqezi ndër 5 paraqitje kishte në ndeshjet e Konferencë Ligës ka shënuar 1 gol dhe ka një assist.

Nafiu është futbollist që ka dal nga shkolla e Shkëndijës, ka lujatur në Hamburg, në APOEL të Qipros, në ekipin e Skënderbeut të Korçës, ndërsa në kampionatin vendor pos Shkëndijës ishte pjesë edhe i KF Renova.

/KlanMacedonia/

You may also like