Vali Bizhga do të marrë postin e Presidentit të ri? Reagon për herë të parë kryeministri Rama dhe e thotë troç

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka mohuar zërat se shefja e kabinetit qeveritar Vali Bixhga do të jetë presidentja e ardhshme e vendit.

Diskutimi:

Pyetje: Ju i dhatë opozitës një javë kohë për të nisur procedurat parlamentare për Presidentin, ju si PS deri kur do ta prisni atë pjesë të PD-së që keni deklaruar se do të negocioni? Keni deklaruar se nuk do të ketë kandidatë nga tuajët, e keni fjalën për deputetët apo dhe për kabinetin tuaj. E them këtë sepse ka dalë emri i shefes së kabinetit tuaj, Vali Bizhga.

Shqipëria do mbante flamurin e kryesuesit e aftësisë prodhuese por do të doja që të mos ç’fokusonim vëmendjen nga kjo nismë, se është një nismë e re dhe e veçantë dhe na duhet mbështetja e të gjithëve ju, që sa më shumë njerëz ta mësojnë ekzistencën e kësaj nisme dhe me gjasë të interesohen dhe zgjedhin të përfshihen si spektatorë dhe vizitorë.

Nuk do të doja të ç’fokusoheshim, por e kam thënë që ky proces stimulon thashethemet dhe përzihen gjithë farë emrash dhe njerëzish, pa dëshirën e tyre, si rasti në fjalë. Përgjigja ime është negative, sepse nuk ka asnjë të vërtetë.”, tha Rama.

You may also like