Vaksinimi i adoleshentëve do të vazhdojë nesër në Gjimnazin “Ahmet Gashi” në Prishtinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sot ka nisur vaksinimi i nxënësve në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë, kjo praktikë sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të vazhdojë edhe nesër në Gjimnazin “Ahmet Gashi”.

“Me qëllim të vaksinimit të nxënësve me vaksinën kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë, ka organizuar për nesër  (e enjte, 25 nëntor) ekipe mobil për vaksinimin e nxënësve në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shqndetësisë.

Vaksinimi, i cili do të bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës, do të zhvillohet nga ora 12:00 në mjediset e kësaj shkolle.

“Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, pasi të kenë dhënë deklaratën e pajtueshmërisë për vaksinim, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin”, thuhet tutje.

You may also like