Vaki shqiptare: E ardhmja e klubit nga Kosova mbetet në duar të kryesisë së fshatit

by admin
Spread the love

Klubi nga Dobraja e Madhe, Arbëria ka mbetur pa kryesi. Gjatë ditës së djeshme, klubi lipjanas njoftoi se kryesia ka dhënë dorëheqje.

Kryesia e klubit lipjanas në krye me Jahir Krasniqin kanë dhënë dorëheqje papritmas.

Të gjitha kompetencat tani i kanë kaluar kryesisë së fshatit Dobrajë në krye me Skënder Gashin, bëri me dje klubi lipjanas në “Facebook”.

Postimi i plotë i klubit në rrjetet sociale:

29 Nëntor 2021, Lipjan
Kryesia e KF ARBËRIA jep dorëheqje
Presidenti i Klubit Futbollistik “Arbëria” Dobrajë e madhe Jahir Krasniqi dhe Kryesia e klubit japin dorëheqje nga të gjitha funksionet në klub.
Klubi i dorëzohet Kryesisë së fshatit dhe i hapet rrugë klubit që të shëndrrohet në Shoqëri Aksionare, me qëllim të organizimit sa më të mirë të klubit.
KF Arbëria mbetet në pozitat e larta në tabelë, ku nga vendi i parë dallimi është vetëm 3 pikë.
Të interesuarit për të qenë pjesë e klubit në ri-organizim ditëve në vijim mund të paraqiten tek Kryesia e fshatit Dobrajë e madhe, konkretisht tek Kryetari i Këshillit të fshatit Dobrajë e madhe, Skender Gashi.
Kryesia e klubit falemnderon të gjithë ata që e kanë përkrahur klubin që nga themelimi e deri më tani, me theks të veqant grupin e tifozëve “Stuhia e kuqe”.
Kryesia në largim do të jetë e përkushtuar të kalojë të gjitha kompetencat zyrtarisht tek Kryesia në ardhje.
Me respekt!
KF Arbëria“.

Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në vitin e kaluar, kur Arbëria kishte siguruar inkuadrimin për herë të parë në Superligën e Kosovës.

Arsyet për dorëheqjen e kryesisë në krye me Jahir Krasniqin nuk janë bërë me dije në faqen e klubit.

Por, siç mëson FrontOnline nga burime të afërta me klubin, një gjë e tillë ka ndodhur pasi presidenti në largim, Jahir Krasniqi dëshiron ta privatizojë klubin.

Për një gjë të tillë, kryesia e fshatit ende nuk e ka dhënë përgjigjjen e vet.

Ndryshe, këtë edicion, Arbëria po garon në Ligën e Parë – grupi B, ku pas 14 xhirosh, ka tubuar 23 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë.

Lexo lajme interesante

You may also like