Vajza e Pelé ndan një foto prekëse me babain e saj të sëmurë në spital

by admin
Spread the love

Vajza e legjendës braziliane të futbollit Pelé postoi në Instagram një foto me babain e saj të sëmurë me kancer, bashkëngjitur me disa fjalë prekëse. 

“Ne vazhdojmë të jemi këtu, në luftë dhe në besim. Edhe një natë bashkë”, ka shkruar Kely Nascimento.

Në foto shfaqet ajo duke përqafuar të atin teksa ai është i shtrirë në një shtrat spitali. Në foto shihet edhe mbesa e Peles, Sophia.

Nascimento postoi në fillim të javës se babai i saj do të kalonte Krishtlindjet në spital.

Pelé, 82 vjeç, u shtrua më 29 nëntor për një infeksion të frymëmarrjes dhe për “rivlerësim të trajtimit të kimioterapisë mbi kancerin e zorrës së trashë të identifikuar në shtator 2021”, sipas deklaratës së spitait.

Përditësimet nga spitali në fillim të kësaj jave thanë se shëndeti i Peles ishte përkeqësuar dhe se kishte nevojë për kujdes më të madh për shkak të përparimit të kancerit.

Pasi Pelé u shtrua në spital në nëntor, Nascimento shpjegoi se ish-futbollisti kishte pasur Covid-19, pavarësisht se ishte vaksinuar me të gjitha dozat dhe për shkak se kimioterapia e kishte bërë atë më të brishtë, ai mori një infeksion në mushkëri.


Top Channel

You may also like