Uzuni dhe Hysaj më pak të vlerësuarit, ja notat e kuqezinjve për fitoren ndaj Hungarisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shqipëria fitoi 0-1 në Hungari, në takimin që vlejti për kualifikueset e Botërorit 2022. Ky 90 minutësh u vendos nga goli i Armando Brojës, në minutën e 80-të.

Pas sfidës janë publikuar edhe notat e lojtarëve nga Sofascore. Te kuqezinjtë nota më e lartë është 7.3, me këtë vlerësim që i përket Keidi Bares dhe Marash Kumbullës. Që të dy futbollistët bënë paraqitje të kënaqshme, duke u kthyer në pika të rëndësishme të skuadrs.

Myrto Uzuni la shumë raste para portës. Kështu, përformanca e sulmuesit nuk shkon më shumë se një notë për 6.2. Berisha dha siguri në portë, me “gardianin” që merr në shtëpi një notë 7.2. Armando Broja u vlerësua më notën 7.1 për aq sa luajti.

Kuqezinjtë renditen në vendin e dytë me 15 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Polonisë, pas pak ditësh.

You may also like