UT vazhdon bashkëpunimin e suksesshëm me profesorët amerikanë

by admin
Spread the love
728x90px

Në kuadër të programit Fulbright më datë 12.10.2021, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, profesori amerikan prof. dr. Jim Lofton, mbajti një ligjëratë me temë “Sundimi i ligjit”. Kjo ligjëratë u ndoq nga studentët e vitit të parë të programit studimor studime të drejtësisë, në kuadër të lëndës: Klinika juridike parlamentare, e cila ligjërohet nga prof.dr. Jusuf Zejneli dhe ass. mr. Donika Kamberi.Prof. dr. Jim Lofton gjatë prezantimit u fokusua në respektimin e të drejtave të qytetarëve, pluralizmin politik, shërbimet publike për qytetarët, pavarësinë e gjykatave, ushtrimin e sovranitetit nga ana e qytetarëve, si dhe shumë çështje tjera.Studentët e përcollën me shumë vëmendje ligjëratën e profesorit, duke zgjeruar njohuritë e tyre nga përvoja shumë e veçantë e profesorit nga SHBA i cili më herët ka qenë i angazhuar edhe si prokuror federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

bekimcair
ash-ads

Lajme interesante

You may also like