Ushtrimet që duhet të bëjmë për të shijuar borën pa dëmtime

by admin
Spread the love

Në stinën e dimrit të pasionuarit pas sporteve dimërore nisin përgatitjet për aventurat e tyre. Sportet e borës janë të preferuara nga të gjitha moshat, por edhe predispozitat për t’u lënduar janë më të larta.
Sipas ekspertëve mjekësor personat që merren me sporte dimërore janë sidomos të rrezikuar që të pësojnë dëmtim të ligamentit të gjurit.
Ortopedët bëjnë të ditur se shumica e skiatorëve që pësojnë dëmtim të ligamentit të gjurit duhet t’i nënshtrohen një operacioni, të ndjekur nga shumë muaj rehabilitimi.
Më poshtë do ju sjellim disa këshilla të specialistëve para se të shkoni për ski:
Ekuilibri
Me çdo sport të dëborës ekuilibri i mirë është thelbësor, ku ka një fokus të veçantë bilanci dinamik, pra aftësia për të qëndruar drejt ndërsa lëvizni.
Hedhje anësore
Ky ushtrim kushtëzon trupin për të absorbuar goditjen, veçanërisht i dobishëm në ulje. Mbani peshën tuaj të shpërndarë në mënyrë të barabartë përmes të dy këmbëve dhe shpinën drejtë. Shmangni harkimin ose kthimin e shpinës dhe humbjen e formës, ndërsa hidheni në njërën anë dhe pastaj ktheheni përsëri.
Shtendosni kyçet e këmbëve
Fleksibiliteti në kyçe është i rëndësishëm kur bëni ski. Mungesa e fleksibilitetit do të thotë se diapazoni i lëvizjes së kyçit të këmbës është më i kufizuar dhe mund të çojë në një peshë të tepruar te thembra, e cila mund të çojë në një qëndrim të përkulur. Mbështetja e prapme është një nga kontribuesit kryesorë të rënies që çon në lëndim të ligamentit të gjurit./revistawho.com

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like