Ushtria gjermane shet tonelata me letër higjenike (fotot)

by admin
Spread the love

‘Bundeswehr’ po spastron inventarin e saj me letra higjenike që nuk mund të instalohen në shpërndarëset e reja, shkruajnë mediat vendase.

Prandaj ushtria gjermane ka nxjerrë në ankand rreth 10,000 topa letra higjenike që nuk mund të instalohen në makineritë e reja të shpërndarjes.

Zhvillimi i bë i ditur nga platforma e ankandeve Vebeg dhe u publikua nga rrejti vendas RTL, ku thuhej se Bundeswehr ofron një total prej 12 paleta me letra të vendosura në 360 kuti, me një peshë të përafërt transporti, rreth 3 ton.

Ankandi pritet të zgjasë deri më 31 maj, dhe ofruesi më i mirë do të mund të marrë letrën e tualetit të prodhuar nga  kompania suedeze Tork, në kazermat e ushtrisë në Wesel, në veriperëndim të Gjermanisë.

Blerësit e mundshëm duhet të regjistrohen me ministrinë e mbrojtjes para se të vijnë për të marrë blerjen e tyre apo dhe për ta parë për verifikim.

Ushtria tha se shitja vjen pas ndryshimit të makinerive të shpërndarjes së letrës në tualetet e kazermave që rrjedhimsisht kërkon dhe konfesione me forma të tjera.

Sipas RTL, ushtria gjermane ka nxjerrë gjithashtu në shitje printera, tonera ngjyrash, tavolina dhe kompjuterë.

Gjendja e depozitave të armatimit dhe pajisjeve të tjera të Bundeswehr është përmendur si çështje në Gjermani,  teksa komisionerja Eva Hogl, tha në mars se ushtria ka “shumë pak nga çdo artikull, dhe akoma më pak se sa kishte para shkurtit 2022”, duke iu referuar ndihmave ushtarake për Ukrainën.

Ajo shtonte se ushtria gjermane ka mungesa në “dushe funksionale, tualete të pastra, kuzhina për trupat apo dhe internet të mjaftueshëm”.