Ushtria është me ju! – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Ushtria e Republikës së Kosovës është me ju”, tha ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Meha, duke iu drejuar  serbëve në Veri. Ajo garanton “sovranitetin e vendit” dhe “mbrojtjen e jetës” të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ngritja e kapaciteteve ushtarake serbe pranë Kosovës, si dhe vendimi i pjesëtarëve të komunitetit serb për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, janë veprime me tentativë për destabilizimin e Kosovës.

“Ne e dënojmë një qasje të tillë, e cila është qartazi kundër frymës së dialogut dhe realitetit të ri të Kosovës. Këto veprime janë pengesa e vetme për arritjen e një marrëveshjeje që do t’u mundësonte të dyja vendeve të përparojnë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ministria e Mbrojtjes, si dhe autoritetet tjera të rendit, mbeten të përkushtuara për garantimin e sovranitetit të vendit dhe mbrojtjen e jetës së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim etnie”, thuhet në njoftimin në faqen e Ministrisë në Facebook.

“Dhe për këtë jemi në koordinim të vazhdueshëm me policinë e Kosovës, si dhe me misionin e KFOR-it. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit, veçanërisht qytetarëve tanë të komunitetit serb që të jenë vigjilentë, të mos manipulohen dhe të mos bien në dezinformata që janë pjesë e skenarit të orkestruar në vazhdimësi nga Serbia dhe mekanizmat e saj të njohur dhe të praktikuar edhe në e kaluara. Republika e Kosovës dhe institucionet e saj janë në shërbim të të gjithë qytetarëve, andaj përkushtimi ndaj tyre dhe respektimi i tyre është përgjegjësi e jona e përbashkët”, thuhet në mesazh. /tesheshi.com/

 

You may also like