Ushtria e Izraelit vret pesë palestinezë ‘të armatosur’ gjatë sulmit në Xheriko

by admin
Spread the love

Sulmi i sotëm në kampin e refugjatëve Aqabat Jabr vjen mes përshkallëzimit të dhunës në tokat e pushtuara palestineze dhe frikës për një fushatë masive lufte.

Forcat izraelite thanë se kanë vrarë pesë luftëtarë të armatosur palestinezë gjatë mësymjes së tyre në qytetin Xheriko, në zonën e pushtuar të Bregut Perëndimor, në përshkallëzimin më të fundit të dhunës dhe frikave për një kryengritje martirizuese të palestinezëve.

Ministria izraelite e mbrojtjes tha se “një numër sulmuesish të armatosur u vranë pasi qëlluan ndaj ushtarëve izraelitë që “po vepronin në zonë” gjatë natës.

Më pas kryeministri Benjamin Netanyahu, tha se agjentë të sigurisë së brendshme izraelite Shin Bet kishin vrarë pesë të dyshuar.

Ministria palestineze e shëndetësisë tha se pesë meshkuj nga 21 deri në 28 vjeç ishin vrarë dhe një tjetër ishte në gjendje të rëndë, ndërsa grupi Hamas tha në një deklaratë se mes viktimave kishte luftëtarë të tij, shkruan britanikja The Guardian.

Mes forcave izraelite nuk kishte viktima ndërsa sipas raportimeve palestineze, Shaker Amara, zyrtar i militantëve Hamas, ishte arrestuar.

Sulmi ndaj kampit të refugjatëve Aqabat Jabr, i cili gjendet në hyrjen jugore, zakonisht të qetë të qytetit oaz në luginën e lumit Jordan, vjen mes një përshkallëzimi të përgjakshëm dhune në Bregun Perëndimor, me më shumë se 40 palestinezë të vrarë vetëm me fillimin e vitit 2023.

Në një sulm në janar u vranë shtatë izraelitë jashtë një sinagoge në territorin e pushtuar të Jeruzalemit Lindor ,nga një atentator i vetëm palestinez.

Konflikte e hakmarrje kanë qenë të shumta mes palestinezëve dhe kolonëve izraelitë në Rripin e Gazës.

Kolonitë izraelite në territoret e pushtuara konsiderohen të jashtëligjshme nga komuniteti ndërkombëtar, por kjo nuk ka ndaluar zgjerimin e tyre të vazhdueshëm nga Tel Avivi.

OKB, SHBA dhe trupa të tjerë ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për “përmbajtje nga të dyja palët”, por situata e sigurisë nuk tregon shenja përmirësimi.

Një nga qeveritë e të djathtës më ekstreme mori detyrën në dhjetor ne Izrael dhe po nxit tensionet e hakmarrjen me zgjerimin e kolonive izraelite në tokat e pushtuara palestineze e me shkatërrimin e banesë palestineze në Jeruzalemin Lindor, i cili është pushtuar nga Izraeli në 1967, shkruan The Guardian.

Një tjetër sulm në kampin Aqabat Jabr të shtunën plagosi disa palestinezë por nuk u arrit të kryheshin arrestime. Shkollat në Xheriko ishin mbyllur sot si pjesë e protestës dhe të rinj lëshonin goma në flakë nga rruga kryesore drejt qytetit. /TheGuardian/


You may also like