Ushtria e Izraelit po intensifikon sulmet në Gaza, raportohet për së paku tetë të vdekur

by admin
Spread the love

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se po i godet shënjestrat në Rripin e Gazës në reagim ndaj kërcënimeve nga grupet militante palestineze, raporton BBC.

Së paku tetë palestinezë, përfshirë një fëmijë dhe po ashtu një komandant i Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ), janë vrarë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Gazës.

Kjo i ka pasur tensioneve të ngritura pasi Izraeli ka arrestuar një anëtar të lartë të PIJ-it, në Bregun Perëndimor.

PIJ, me seli në Gaza, ka kërcënuar se do ta bombardojë Izraelin Qendror.

Kryeministri i Izraelit, Yair Lapid, ka thënë se izraeli nuk do të lejojë që “organizatat terroriste t’ia caktojnë agjendën”.

“Të kuptojnë të gjithë që ngrihen për të lënduar Izraelin se do të arrijmë te ta. Forcat tona të sigurisë do të veprojnë kundër terroristëve të Xhihadit Islamik për të larguar rrezikon nga qytetarëat e Izraelit”, tha Lapid.

Ministria e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka thënë se po godet caqet e lidhura me PIJ-in. Këtu përfshinë edhe goditja e Kullës Palestinese në Gaza City.

Katër militantë të PIJ-it – përfshirë komandanti Tayseer Jabari – dhe një vajzë pesëvjeçare janë në mesin e të vdekurve, është thënë nga autoritetet shëndetësore të Gazas.

Ministri i Brendshëm i Izraelit, Ayelet Shaked, ka thënë se nuk e di se si do të shkojë situata, por se mund të jetë një raund i gjatë dhe i vështirë i konfliktit.

Rruga Press

Lexo lajme interesante

You may also like