Ushtarët izraelitë dhunojnë palestinezin në pikën e karburantit, pamjet bëjnë xhiron në rrjet, IDF nis hetimet

by admin
Spread the love

Ushtria izraelite ka nisur një hetim, pasi pamjet të cilat tregojnë ushtarët e IDF-së duke goditur me këmbë një punëtor palestinez në një pikë karburanti afër Hebronit janë bërë virale në rrjet.

Pamjet tregojnë një ushtar izraelit duke parë kolegun e tij duke urdhëruar një palestinez në kampin e refugjatëve Faëëar që të shtrihet përtokë. Më pas ushtari e godet disa herë palestinezin.

Ushtari vazhdon të shikojë nga kamera e sigurisë dhe të ngrejë gishtin e mesit. Më pas shfaqet një ushtar tjetër, i cili shkel në kurrizin e palestinezit për ta kapërcyer.

IDF thekson se “sjellja e ushtarëve në video është shumë problematike dhe në kundërshtim me vlerat e IDF-së”. “Incidenti është nën hetim, pas së cilës do të merret një vendim se si të veprohet me personat e përfshirë”, shton IDF.


Top Channel

You may also like