“Ushqimet e trurit” të cilat ju ndihmojnë të përqendroheni më shumë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Xhenseni, peshku, boronicat, apo kafeina? Nëse lexoni
artikuj të rremë, do të besoni se disa ushqime të caktuara bëjnë mrekulli për
rritjen e përqendrimit dhe forcimin e kujtesës.

Por, a funksionojnë vërtet? Nuk e mohon askush se duke
kaluar vitet, edhe trupi jonë plaket.

Megjithatë, lajmi i mirë mbetet se mund t’ia rrisni vetes
shanset të mirëmbani një tru të shëndetshëm nëse i shtoni pije dhe ushqime të
shëndetshme dietës tuaj.

Kafeina ju bën më të alarmuar

Nuk ka ndonjë ilaç magjik që e rritë inteligjencën apo ju bën më të mençur, por substanca të caktuara, si kafeina, ju japin energji dhe ju ndihmojnë të përqendroheni.

E gjendur në kafe, çokollatë, pije energji dhe në disa medikamente, kafeina ju bën më të alarmuar dhe efektet e saja janë afat shkurtra.

Pra, kafeina është e mirë për rritje të përqendrimit në
periudhë afatshkurtër, por mos e teproni!

Hani mëngjes për ta mbushur energji trurin

Jeni të prirë ta shmangni mëngjesin? Studimet tregojnë se
ngrënia e mëngjesit mund të jetë çelësi për përmirësimin e memories
afatshkurtër dhe përqendrimit.

Peshku me të vërtetë se është ushqim i trurit!

I pasur me proteina, acide yndyrore omega-3, etj., peshku
është i mahnitshëm për shëndetin e trurit. Dietat me peshk ndërlidhen me rrezik
të vogël të zhvillimit të demencës dhe sëmundjeve tjera.

Pra, për tru dhe zemër të shëndetshëm, hani dy herë në javë
peshk!

Çokollata dhe arrat

Arrat dhe farat janë burime të mahnitshme të
antioksidantëve, vitaminave dhe minerale, të cilat i zvogëlojnë rreziqet e
sëmundjeve të ndryshme. Çokollata e zezë ka gjithashtu veti të fuqishme
antioksiduese, ndërsa përmban stimuluese natyral si kafeina që e përmirëson
përqendrimin.

Përveç këtyre ushqimeve, ushqime tjera të mira për shëndetin
e trurit dhe të trupit janë edhe boronicat, pemët, perimet, etj.

You may also like