Ushqimet e përditshme që përmbajnë vitaminë C

by admin
Spread the love

Vitamina C shërben si një nga antioksiduesit më të fuqishëm në organizëm, pasi ofron mbrojtje nga radikalet e lira, veçanërisht ato që shkaktohen si pasojë e duhanit. Ajo është gjithashtu përbërës kyç në ndërtimin e kolagjenit të lëkurës, si dhe në funksionin e sistemit imunitar. Disa nga ushqimet e pasura me vitaminë C janë:

Specat e kuq djegës – Një gjysmë filxhani me speca të kuq djegës përmban 107.8 mg vitaminë C. Gjithashtu, hulumtuesit shkencor nga Universiteti Buffalo kanë zbuluar se kapsaicin, përbërësi që i bën specat djegës, ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve dhe muskujve.

Specat e kuq – Një filxhan me speca të kuq të copëtuara përmban gati tri herë më shumë vitaminë C se një portokall – 190 mg. Specat e kuq janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës A, e cila është e rëndësishme për shëndetin e syve.

Specat jeshil – Një filxhan me speca jeshil të copëtuar përmban më pak vitaminë C se llojet e tjera, rreth 120 mg, megjithatë është e mjaftueshme për sasinë që duhet të konsumoni çdo ditë. Speci jeshil është gjithashtu një burim i mirë i fibrave.

Brokoli – Kjo perime siguron 132 mg vitaminë C, si dhe shumë fibra, në vetëm një racion me 30 kalori. Studimet kanë treguar se brokoli ka edhe veti kundër kancerit.

Papaja – Studime të ndryshme kanë treguar se papaja është e mirë për shkëlqimin e fytyrës dhe forcimin e kockave. Një racion me papaja përmban 88.3 mg vitaminë C.

Luleshtrydhe – Një filxhan nga ky super ushqim përmban 84.7 mg vitaminë C, si dhe një dozë të shëndetshme folate dhe përbërës të tjerë të mirë për shëndetin. Një tjetër përfitim i luleshtrydheve? Ato ju ndihmojnë edhe të zbardhi dhëmbët në mënyrë natyrale.

Lulelakra – Edhe nëse e skuqni, e zieni ose e përdorni në gatime të ndryshme, po të konsumoni vetëm një rrënjë lulelakër ju siguron 127.7 mg vitaminë C, 5 gramë fibra dhe 5 gramë proteina.

Ananasi – Ananasi përmban 78.9 mg vitaminë C, si dhe bromelain, një enzime digjestive që ndihmon për tretjen e ushqimit dhe parandalon fryrjen e barkut. Kjo enzimë vepron edhe si anti-inflamator natyral.

Kivi – Një racion me kivi (2 kokrra) përmban 137.2 mg vitaminë C. Ky frut është gjithashtu i pasur me kalium dhe koper.

Mango – Ky frut tropikal përmban 122.3 mg vitaminë C. Ai është gjithashtu burim i mirë i vitaminës A, e cila, ashtu si vitamina C, luan një rol kyç në sistemin imunitar dhe i mban sytë të shëndetshëm.

You may also like