USB-ja humb bashkë me të dhënat personale të 465 mijë personave

by admin
Spread the love

Një USB me të dhëna personale të mbi 465 mijë personave, përfshirë numrat e llogarive bankare ka humbur në Japoni.

Punonjësi i një kompanie që ndihmoi në shpërndarjen e mbështetjes financiare për COVID-19 në Amagasaki, prefektura Hyogo, humbi një çantë që përmbante një USB, sipas CNN.

Ajo përmbante të dhënat personale të 465,177  personave që janë të regjistruar dhe jetojnë në Amagasaki.

Punonjësi njoftoi pjesëtarët e forcave të sigurisë se e kishte humbur çantën pas darkës në një restorant.

USB-ja përmban të dhënat personale të përdoruesit, përfshirë emrat, adresat, datat e lindjes dhe numrat e llogarisë bankare.

Ai ka një fjalëkalim dhe ende nuk ka asnjë të dhënë se informacionet e lartpërmendura kanë rrjedhur.

Bashkia e Amagasaki-t tha se do të kujdeset për sigurinë e informacionit, do të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së të dhënave personale dhe do të rifitojë besimin e qytetarëve.


Top Channel

You may also like