US Open/ Nadal nuk prek dot çerekfinalen, eliminohet nga Tiafoe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një ndeshje e madhe që zgjati për 3 orë e 32 minuta, ndërsa vendimtar ishte seti i fundit pasi u luajt 1 orë e 2 minuta dhe u fitua nga 24-vjeçari Amerikan.

Setin e parë Tiafoe e fitoi me shifrat 6-4, ndërsa Nadal barazoi në setin e dytë duke mundur 24-vjeçarin 4-6. Reagimi i amerikanit përpara publikut të tij ishte fantastik, pasi dy setet e radhës u fituan 6-4 dhe 6-3 për t’i shkaktuar humbjen e parë spanjollit në një Grand Slam në vitin 2022.

Tifao në raundin e 1/8 do të gjejë përballë rusin Andrey Rublev, i cili fitoi bindshëm 0-3 me sete përballë anglezit Cameron Norrie. Shqip shkruan se të tre setet u fituan me shifrat 4 me 6, ndërsa përballja midis Tifao dhe Rublev do të zhvillohet me datë shtatë shtator.

Edhe italiani Sinner u kualifikua më tej pasi mundi Ilya Ivashka me rezultatin 2-3.  Vendimtar ishte seti i fundin pasi katër të parat u mbyllën me rezultatet 1-6, 7-5, 2-6 dhe 6-4, ndërsa italiani triumfoi 3-6 në setit e fundit, për të shkuar në raundin tjetër ku do të gjejë përball spanjollin Carlos Alcaraz, i cili mundi Cilic 2-3. Një sfidë që zgjati afërsisht katër orë, dhe gjithçka u vendos në setin e fundit ku Spanjolli triumfoi me shifrat 3-6.

Sa i takon femrave kaloi më tej Jessica Pegula, e cila mundi Petra Kvitova me rezultatin 0-2. Amerikania do të gjejë më tej Swiatek e cila, mundi gjermanen Jule Niemeier, 2-1.  Sfida u vendos në setin e fundit ku polakja Swiatek e fitoi me rezultatin 6-0.

Azarenka u eliminua nga Pliskova, e cila e mundi 1-2 me sete, ku gjithçka u vendos vetëm në setin e fundit me 30-vjeçaren e cila dominoi dhe triumfoi 2-6.

Pliskova  më tej do të përballet me Sabelenka e cila fitoi përball amerikanes Collins, 1-2. Dy raundet e para përfunduan me shifrat identike 6-3 dhe 3-6, ndërsa në të fundin Sabalenka dominoi dhe triumfoi 2-6, për të kaluar në çerekfinalet e US Open.

You may also like