Uruguai zhgënjen përballë Koresë së Jugut, barazim me vlerë për Aziatikët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sfida e parë e Grupit H mes Uruguait dhe Koresë së Jugut nuk prodhoi fitues, e cila u mbyll në barazim pa gola. Pas këtij barazimi komplikohet disi situata për uruguaianët që pas disa ditësh përballet me Portugalinë. Një pikë me vlerë përballë një kundërshtari të fortë për ekipin e Heung Min Son.

Pjesa e parë e këtij takimi nisi qetësisht nga të dyja kombëtaret që arritën të balanconin lojën dhe të mbanin topin në lëvizje. Rasti i parë vjen nga Uruguai me Luis Suarez i cili, pas një topi të krosuar nuk arriti të finalizonte.

Nga krahu tjetër është Ui-Jo Huang i Koresë së Jugut, që shpërdoron një shans të artë përballë portierit duke goditur jashtë.

Në prag të përfundimit të pjesës së parë koreanët shpëtojnë mrekullisht, aty ku Diego Godin godet shtyllën me një krosim nga këndi. Të dyja ekipet pas pjesës së parë, shkuan në dhomat e zhveshjeve me rrjetat e paprekura.

Pjesa e dytë nisi me ritëm nga Korea, me Son që dribloi mrekullisht Caseresin, por asnjë nuk ishte aty për ta ndihmuar. Uruguai zgjohet afër fundit të ndeshjes me një goditje nga Darwin Nunez që kaloi fare pranë portës.

Fati ishte me Korenë e Jugut pranë fundit të ndeshjes. Një predhë nga jashtë zone prej Federico Valverdes u ndal në traversë. Kjo ndeshje mbaroi ashtu siç nisi në barazim pa gola, por e luftuar nga të dyja skuadrat. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter

You may also like