Uruguai dhe Ekuadori në Botëror, Peruja ka shansin e dytë për biletë në Katar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Brazilit dhe Argjentinës i janë bashkuar në “Katar 2022” Uruguai dhe Ekuadori, ndërsa Peruja e mbylli në vendin e pestë dhe do të përballet në qershor me fituesin e çiftit Australi-Emiratet e Bashkuara Arabe për një vend në Botëror.

Sa i takon dueleve të luajtura në orët e para të ditës së sotme, Brazili ka likuiduar Bolivinë me rezultatin 4-0 në transfertë. Paqueta hapi ndeshjen, ndërsa më pas shënuan edhe Richarlison (2 gola) dhe Guimaraes.

Ekuadori ka shmangur humbjen kundër Argjentinës, në minutën e 93-të. Kjo përballje përfundoi 1-1, ndërkohë që Julian Alvarez kishte shënuar i pari për bardhekaltrit. Ekuadori fitoi një penallti në fund dhe Valencia gaboi, por e shleu direkt gabimin duke shënuar.

Uruguai ka marrë fitoren e katërt radhazi, këtë herë ndaj Kilit me rezultatin 2-0 dhe i mbyll kualifikueset në vendin e tretë. Luis Suarez dhe Valverde ishin heronjtë dhe tani te Uruguai mendojnë për Botërorin.

Peruja nuk gaboi dhe e mbajti vendin e pestë, pasi mposhti Paraguain 2-0. Lapadula dhe Yotun ishin autorët e golave. Kolumbia e ka mbyllur me fitore, teksa me një gol të James Rodriguez triumfoi në transfertë kundër Venezuelës.

Bolivi-Brazil 0-4
Shënues:
Paqueta 24’, Richarlison 45’, 90+1’, Guimaraes 66’

Kili-Uruguai 0-2
Shënues:
Suarez 79’, Valverde 90’

Ekuador-Argjentinë 1-1
Shënues:
Valencia 90+3’ / Alvarez 24’

Peru-Paraguai 2-0
Shënues:
Lapadula 5’, Yotun 42’

Venezuelë-Kolumbi 0-1
Shënues:
Rodriguez 45+4’

Foto: FIFA World Cup, Twitter

You may also like