Urinoi mbi fytyrën e fansit, këngëtarja rrezikon deri kaq kohë burgim

by admin
Spread the love

Pak ditë më parë është bërë publike në media një video e turpshme, ku këngëtarja Sophia Urista mori një fans nga turma, e shtriu në skenë dhe i urinoi mbi fytyrë.

Ndërkohë që ditën e sotme bëhet me dije se Sophia Urista e grupit ‘Brass Against’ do të përballet me ligjin.

Sipas informacioneve Ursita do të gjykohet për ekspozim të pahijshëm pas gjestit që habiti jo vetëm të pranishmit e festivalit por gjithë fansat e saj. Autoritetet po hetojnë rastin e yllit të rock-ut dhe dënimi për të është një gjobë prej 1 mijë dollarë ose një vit burgim.

Njoftimi zyrtar i organizatorit të festivalit:

Është e paligjshme që dikush të ekspozojë organet gjenitale në publik ose në hapësirën private të dikujt tjetër apo edhe në vende që mund të perceptohen nga hapësira të tjera private. Ne jemi në dijeni të incidentit dhe në asnjë rast nuk e miratojmë sjelljen e pahijshme që kemi parë nga grupi. Duam të konfirmojmë se asgjë e tillë nuk do të përsëritet kurrë në të ardhmen, as nga ata, as nga artistë të tjerë.


You may also like