Urimi emocionues i Gold Ag-së për të ëmën: T’paça edhe shumë vite

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Artisti i njohur shqiptar, Gold Ag ka ndarë së fundmi një foto shumë të veçantë dhe të ëmbël krahas së ëmës, ku i uron ditëlindjen në rrjete sociale. Ai shfaqet duke përqafuar të ëmën në foton e publikuar, teksa në krahë mban edhe djalin e tij të madh, Guerilin.

Krahas fotos, reperi i njohur i dedikon edhe disa fjalë shumë emocionuese të ëmës, ku uron që ta ketë pranë edhe për shumë vite. “URIME DITËLINDJEN NANË, t’paça edhe shumë vite”- shkruan Gold Ag krahas fotos së publikuar në rrjete sociale.

Kujtojmë që pak ditë më parë dhe djali i tij i madh, Guerili festoi dy vjetorin e lindjes. Ai erdhi në jetë me 28 Nëntor të vitit 2020, duke gëzuar kështu Gold Ag, i cili i bëri edhe një urim shumë të bukur në Instagram. Urime ditëlindjen shpirti i babit, jetofsh sa vet Shqipnia. GUERIL’ – shkroi reperi në rrjete sociale.

Në muajin shtator, Gold Ag dhe partnerja e tij u bënë prindër për herë të dytë. Çifti u bekuan sërish me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Front.

You may also like