Urime për më të mirët e botës, Toni dhe Distria

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Driton Kukën dhe Distria Krasniqit për çmimet e mbrëmshme, ku u shpallën si më të mirët në botë për 2021-tën, në sportin e xhudos.

Haradinaj ka thënë se ky nderim është mirënjohje për punën e tyre të palodhshm dhe sukseseve të tyre të vazhdueshme në sportin i cili e vendosi Kosovën në maje të listave botërore.

“Federata Ndërkombëtare e Xhudos nderoi mikun tim, Driton Kuka si trajnerin më të mirë në botë, e nxënësen e tij, kampionen olimpike Distria Krasniqi si xhudisten më të mirë në botë. Ky nderim është mirënjohje e punës së tyre të palodhshme, sukseseve të vazhdueshme, në sportin i cili vendosi Kosovën në krye të ranglistave botërore. Urime për më të mirët e botës, Toni dhe Distria!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se Driton Kuka mbrëmë është shpallur si trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo, ndërkaq xhudistja Distria Krasniqi mbrëmë fitoi çmimin “Xhudistja më e Mirë Femër”, cmime këto që u ndanë nga Komiteti Ndërkombëtar i Xhudos.

Lexo lajme interesante

You may also like