Urim dhe premtim tifozëve për Krishtlindje, Mourinho: Me Juven do të argëtohemi

by admin
Spread the love

Trajneri i ekipit të Romës, Mourinho në një video-mesazh, u ka uruar festën e Krishtlindjeve tifozëve të tij. Gjithashtu portugezi i ka premtuar se do t’i kthejë lavdinë dhe krenarinë ekipit verdhekuq.

Në një postim të klubit të Romës në Twitter, Zhoze Murinjo shprehej: E ardhmja duhet të jetë e ndritshme. Padyshim që unë ëndërroj të fitoj, sepse kjo është në natyrën time. Unë jo vetëm që jam i lumtur të përmirësohem, por unë gjithashtu dua të fitoj.

“Shpresojmë që 2022 të na japë mundësinë të shtojmë hapa të tjera në ndërtimin e një Rome që jo vetëm ta doni, por që të ndiheni krenarë për atë që mund të arrijë. Ne do të jemi së shpejti në Olimpiko, në javën e parë të janarit me Roma-Juventus dhe atje do të argëtohemi. Do të jemi atje, së bashku edhe një herë.” shtoi portugezi.

Për ta mbyllur, Murinjo uroi tifozët për Krishtlindjet gjatë COVID-it, duke u shprehur: “Gjëja më e rëndësishme është që në këtë periudhë t’i kalojmë pushimet në shëndet dhe qetësi. Të qëndrojmë të sigurt, të respektojmë rregullat dhe të përpiqemi ta kapërcejmë edhe një herë periudhën negative që po kalojmë.”

You may also like