Uria në mes të natës, arsyet shëndetësore pse ndodh – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Urisë nuk i shpëton dot, pavarësisht vetëkontrollit apo regjimeve strikte. Kthetrat e saj janë më të forta, sidomos gjatë orëve të natës. Ushqyerja në orët e vona sipas ekspertëve është një nga faktorët që nxit edhe shtimin në peshë. Arsyet përse uria bëhet më e fortë gjatë natës janë të ndryshme dhe shpjegohen në këtë artikull.

Nivelet e Sheqerit Në Gjak

Ekspertët shpjegojnë se luhatja e menjëhershme
e niveleve të sheqerit në gjak është e dëmshme.

Ato duhet të jenë të qëndrueshme sa më gjatë që
të jetë e mundur.

Luhatja e niveleve të sheqerit në gjak nxitet
më së shumti nga konsumi i karbohidrateve të thjeshta siç është mielli i bardhë
dhe sheqeri.

Në reagim të tyre, trupi prodhon insulinë të
shpejtë që të përpunojë sheqerin.

Kur niveli i glukozës në gjak është i ulët,
njeriu ndihet i acaruar dhe në ankth.

Rrahjet e zemrës janë të çrregullta dhe uria
është e madhe.

Nivelet e ulëta të glukozës gjatë natës mund të
ndikohen edhe nga aktiviteti i tepruar fizik gjatë ditës.

Ushqyerja e Çrregullt

Nëse i përmbaheni orareve të rregullta të
ngrënies gjatë ditës, do të jeni më pak të uritur gjatë natës.

Ekspertët këshillojnë që ta nisni ditën me një
mëngjes të bollshëm, fruta në mes vakteve, dhe në darkë të konsumoni një vakt
modest.

Dy orë përpara gjumit mund të konsumoni disa
feta molle ose karrote.

Kësisoj nuk do të zgjoheni gjatë natës të
uritur.

Kequshqyerja

Ushqyerja e keqe është shkaktar i urisë në orët
e vona.

Nëse gjatë ditës nuk konsumoni fibër, proteinë
apo yndyrna të shëndetshme, niveli i sheqerit në gjak do të bjerë dhe gjatë
natës do të jeni të uritur.

Luhatjet e Humorit

Uria dhe ndjesia e ngopjes rregullohen falë
disa hormoneve të ndryshme, ekuilibrat e të cilave prishen si pasojë e disa
problemeve psikologjike.

Këto probleme më pas nxisin nevojën e
paarsyeshme për sheqer, yndyrna dhe kripë.

Këtu përfshihet: stresi, mungesa e gjumit e të
tjerë.

Uria e tepruar mund të shkaktohet edhe nga
ankthi, depresioni apo frustrimi.

Sindroma e Ushqyerjes Gjatë Natës

Kjo sindromë ka të bëjë me nivelet e ulëta të
urisë gjatë mëngjesit dhe tepër të larta në mbrëmje.

Ajo shoqërohet edhe me vështirësi në fjetje
sepse ushqyerja e rëndë gjatë natës prish gjumin.

Ky problem më pas pason tek mbipesha dhe
simptomat bëhen më të ashpra.

Nëse ju merr shpesh uria gjatë natës, duhet patjetër të ndryshoni regjimin e ushqimit gjatë ditës, pasi dëmtoni shëndetin tuaj.

You may also like