Urdhri i presidentit Putin për mobilizim të pjesshëm nxjerr rusët në rrugë, mbi 100 të arrestuar gjatë protestave

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rusët kanë dalë këtë të mërkurë në protestë, pasi presidenti Vladimir Putin bëri të ditur se ka nënshkruar një dekret për mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi, me q ëllim aneksimin e një pjese të Ukrainës.
Mbi 100 persona raportohet se janë arrestuar gjatë protestave, që nga autoritetet cilësohen tubime të paligjshme.
Në mediat sociale u shpërndanë imazhet e grupeve të vogla të protestuesve që mbanin tabela për të kundërshtuar urdhrat e Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm.

Mbi 100 persona raportohet se janë arrestuar gjatë protestave, që nga autoritetet cilësohen tubime të paligjshme.

Në mediet sociale u shpërndanë imazhet e grupeve të vogla të protestuesve që mbanin tabela për të kundërshtuar urdhrat e Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm.

Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri të ditur se ka nënshkruar një dekret për mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi.

Njoftimi vjen në kohën kur pushtimi i Ukrainës, me urdhër të tij, është në muajin e shtatë. Putin, po ashtu, paralajmëroi Perëndimin se Rusia do t’i përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur territorin e saj dhe tha se “ky nuk është një mashtrim”.

Një ditë më herët, rajonet e pushtuara nga Rusia në Ukrainën lindore dhe jugore shpallën planet për të mbajtur referendume për bashkim me Rusinë. Referendumet, të cilat pritej të zhvilloheshin që në muajt e parë të luftës, do të fillojnë më 23 shtator në rajonet Luhansk e Kherson, si dhe në Zaporizhja e Donjesk. Dy të fundit kontrollohen pjesërisht nga Rusia.


Top Channel

You may also like