Uragani Ian/ Mbi 3600 fluturime të anuluara deri tani në të gjithë SHBA-në

by admin
Spread the love

Mbi 2,000 fluturime në SHBA janë anuluar të mërkurën, pasi Uragani Ian pritet të prekë edhe Floridën.

1,600 fluturime të tjera janë anuluar tashmë për të enjten, ndërsa deri më tani janë 3,600 fluturime të anuluara.

Linjat ajrore po anulojnë fluturimet për të siguruar që avionët dhe ekuipazhet e tyre të jenë në vende të sigurta dhe klientët të mos mbeten të bllokuar ndërsa Ian i afrohet Floridas.

Aeroporti Ndërkombëtar Tampa është i mbyllur dhe Orlando International është i mbyllur për të gjithë, përveç fluturimeve emergjente.

Disa aeroporte të tjera më të vogla në Florida janë gjithashtu të mbyllura.

American Airlines, e cila operon rreth 250 nisje ditore nga Miami ka anuluar 583 fluturime, duke përfshirë shërbimin kryesor dhe atë rajonal.

 


Top Channel

You may also like