UNOPS-i pagoi deri në 200% më shtrenjtë produktet se MSh-ja, i dha kontratë kompanisë në listë të zezë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Instituti Demokratik i Kosovës
(KDI) ka mbajtur tryezën e diskutimit gjatë të cilës ka shpalosur të gjeturat
nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të
realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik
Universitar gjatë periudhës 2020-2022, raporton Shqip.

Diana Metushi nga KDI, foli për problemet
serioze që ka pasur MSh-ja me menaxhimin e parasë publike si dhe marrëveshjen me
Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).

Sipas saj, në katër raste
produktet janë blerë deri 200% më shtrenjtë nga UNOPS sesa nga MSh-ja e po
ashtu UNOPS ka shpërblyer me kontrata kompaninë e cila ka qenë në listë të zezë.

“Përkundër rritjeve të vazhdueshme
të buxhetit për sektorin e shëndetësisë, auditimi i pasqyrave  financiare të MSh-së nxjerrë në pah probleme
serioze në menaxhimin e parasë publike, ku kjo Ministri gjatë vitit 2021 kishte
shpenzuar vetëm 54% të buxhetit të saj, e që ishte një ulje prej 9% kundrejt shpenzimeve
të një viti paraprak”.

“MSh ka lidhur marrëveshje me
UNOPS për menaxhimin e projektit Kosovo Emergency Covid-19, UNOPS si menaxhuese
e fondeve të destinuara për blerjen e produkteve të pandemisë nga kredia e
Qeverisë së Kosovës me Bankën Botërore ka dështuat disa herë që të arrijë vlerën
më të mirë për paranë publike”.

“Në katër raste produktet janë
blerë më shtrenjtë nga UNOPS sesa nga ShSKUK dhe MSH. Çmimi i këtyre produkteve
është nga 2 – 200% më shtrenjtë, UNOPS gjithashtu ka shpëryer me kontrata
kompaninë e cila ka qenë në listë të zezë”, tha Metushi.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu,
tha se MSh-ja ka bërë abuzime në blerjet që nga dorzat, dezifektuesit e deri te
blerjet e thasëve për kufomat nga Covid-19, raporton EO.

“Po e filloj me atë që e kam thënë që në tre mujorin e parë të pandemisë Covid-19 dhe me argumente bazuar në dokumentacionin e MSh-së e cila në periudhën e parë të pandemisë ka menaxhuar dhe centralizuar prokurimin publik për blerjet e Covid-19 për nevojat që kanë qenë në atë kohë, e që në këto blerje është abuzuar prej dorëzave e dezinfektuesit e deri te blerjet e thasëve për kufomat nga Covid-19. Ky raport argumenton të gjitha ato keqpërdorime”, tha Haxhiu.

You may also like