United zhgënjen edhe në javën e dytë, humbje e trupshme ndaj Brentford

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Manchester United vazhdon të zhgënjejë në këtë start sezoni ndërsa është mposhtur në mënyrë të turpshme nga Brantford në javën e dytë të Premier League. “Djajtë e Kuq” janë mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 në një ndeshje ku nuk ka funksionuar asnjë gjë për ekipin e Ten Hag.

Ndeshja nis menjëherë malore për United që ndëshkohet pas 10 minutash gol nga Dasilva. Tetë minuta më vonë është Jensen që dyfishon rezultatin, ndërsa pjesa e parë mbyllet me poker për Brentford.

Mee dhe Mbumebo shënojnë edhe dy golat e tjerë duke rrëzuar në tapet ekipin e Ten Hag. Ky i fundit përpiqet të ndryshojë diçka në pjesën e dytë, por ekipi nuk reagoi në mënyrën e duhur me ndeshjen që u mbyll me fitoren e Brentford me poker. /oversport.tv

Foto: Brentford FC, Twitter

You may also like