United projekton skuadrën e së ardhmes, klubi rinovon me katër lojtarë

by admin
Spread the love

Diogo Dalot, Luke Shaw, Fred dhe Marcus Rashford (që do të jetë lojtari anglez më i paguar në Premier League) do të qëndrojnë te Manchester United të paktën deri në 30 qershor të vitit 2024.

Klubi anglez ka ushtruar opsionin e rinovimit të njëanshëm për të zgjatur kontratat e lojtarëve edhe për një vit tjetër. Njoftimi është bërë sot nga trajneri Erik ten Hag në një konferencë për shtyp:

“Jemi të kënaqur sepse po shkojmë në drejtimin e duhur dhe këta lojtarë kanë kontribuar shumë në rezultatet e fundit pozitive. Duam të ndërtojmë një skuadër për të ardhmen dhe këta lojtarë duhet të jenë pjesë e saj”, ka thënë tekniku i United. / Oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like